Qeveria ka vendosur të financojë pistën e Atletikës në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Në mbledhjen e sotme është miratuar financimit prej 75 milionë lekësh, fond që jepet nga buxheti i shtetit. “Fondi prej 75 498 727.92 (shtatëdhjetë e pesë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e shtatë pikë nëntëdhjetë e dy) lekë për financimin e projektit “Ristrukturimi i pistës së atletikës, pjesë e stadiumit “Loro Boriçi”, Shkodër, të përballohet nga fondi rezervë i këshillit të ministrave”, thuhet në pikën 3 të vendimit.