Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të enjte një video për 75 vjetorin e krijimit të NATO-s. Në video shfaqen disa prej liderëve më të rëndësishëm botërorë, por dhe gjeneralve kyç të aleancës euro-atlantike. Protagonist në videon e publikuar nga DASH, ishte dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. Hasani është kryediplomati i parë i cili mban një fjalim dhe i vetmi protagonist nga rajoni në pamjet e shpërndara.

“E lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore’, tha ministri në video.

Në videomesazh është edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili deklaron mbështetjen ndaj aleancës.

“75 vjet, 32 Aleatë. 1 miliard njerëz të mbrojtur. Lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, NATO është një fener paqeje dhe stabiliteti. Së bashku më të fortë” shkuan Deparamenti i Shtetit Amerikan në mbishkrimin e videos së postuar.

Artikulli paraprakRREZIKON TE MBYTET NE PLAZHIN E TALES 40 VJECARI
Artikulli tjetërBERISHA NË ARREST SHTËPIE, NOKA E BARDHI UDHËHEQIN MILITANTËT NGA SELIA E PD DREJT KRYEMINISTRISË