75-Vjetori i rënies së 5 Heronjve të Vigut është përcjellë me një aktivitet përkujtimor në nderim të tyre . Aktiviteti ashtu sikurse cdo vit u organizua nga organizata e veterananëve të luftës anti-fashiste nacional clirimtare të Shkodrës, ndërkohë që kanë marrë pjesë edhe veteran nga Lezha, Laci dhe Mirdita.
Në këtë ceremoni përkujtimore nuk munguan as këshilltarët bashkiak të partisë socialiste të cilët sëbashku vendosën kurar me lule pranë këtij busti.
Si sot, 75 vjet më parë, më 21 gusht 1944 vriten pabesisht në pritë, nga bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit dhe tradhëtarët e vendit, në Vig të Mirditës heronjtë e popullit Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha e Ahmet Haxhia.