Rruga Shkodër – Velipojë, është cilësuar si një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare në zhvillimin e turizmit.

Tre kompani private janë kontraktuar me një shumë prej rreth 2.3 miliardë lekësh për të realizuar projektin që duhej të përfundonte në maj të këtij viti, përpara fillimit të sezonit turistik.

Por realiteti është krejt ndryshe pasi investimi miliarda lekësh i qeverisë është bllokuar. Gjon Bituku 76-vjecari nga Bërdica ka bllokuar momentalisht punimet derisa të shpronësohet sepse e gjithë toka e tij është shfrytëzuar për rrugën.

Ai ka vendosur në hyrje të Bërdicës 2 barrikada për të ndaluar qarkullimin e automjeteve.

Banesa e Gjonit është njëra ndër shtëpitë që preken nga 900 metrat e para të kësaj rruge turistike që po ndërtohet mbi tokat bujqësore të disa banorëve që e kanë të vetmen si burim jetese.

Për rreth 140 pronarët e tokave që preken nga aksi i parë i rrugës Shkodër – Velipojë një metër tokë është vlerësuar me 2 mijë lek metri katror.

Rruga Shkodër – Velipojë në pjesën më të madhe të saj është ndërtuar, mirëpo segmenti hyrës mbetet i bllokuar për shkak të mospërfundimit të procesit të shpronësimit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, MUNGOJNË PARKINGJET E MAKINAVE!
Artikulli tjetërSHERR ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR