Të paktën 77 persona janë lënduar pasi një cilindër gazi ka shpërthyer në një restorant në qytetin Velez-Malaga në jug të Spanjës.

Sipas autoriteteve spanjolle, pesë persona janë në gjendje të rëndë por nuk janë në rrezik për jetë. Zëdhënësi i këtij qyteti, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur gjatë një festivali që po mbahej në qytet. Shkaku i këtij shpërthimi “mund të ketë qenë rrjedhja e gazit”, ka thënë kryetari i qytetit, Antonio Moreno Ferrer. Velez-Malaga është rreth 40 kilometra larg resortit të famshëm të Malagas.

Artikulli paraprakSHQIPËRI-ITALI, FINALIZOHET OPERACIONI I PËRBASHKËT I ANTIDROGËS
Artikulli tjetërAKU PARALAJMRON BLLOKIM,JA MASAT PER SHKODREN