Ndonëse intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë, situata e krijuar nga përmbytjet në Kurbin vijon të jetë e rënduar.Dhjetra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në zonën e Shullazit dhe të Fushë Gjormit.Banoret thonë se kjo gjendje është e vazhdueshme sa herë ka reshje shiu dhe kjo ndodh nga bllokimi i kanaleve kulluese, në të cilët nuk është ndërhyre prej dekadash.

Dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë janë të konsiderueshme, pasi të mbjellat ndodhen nën uje prej 4 ditësh.

Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile në Qarkun e Lezhës, ndodhen nën uje 770 hektarë tokë bujqësore, 470 në Bashkinë Lezhë dhe 300 në Bashkinë Kurbin.Ndërkohë në Njesitë Administrative Fan dhe Orosh në Mirditë ka patur reshje dëbore trashesia e të cilës ka arritur deri në 30 cm, por pa krijuar probleme. Gjithashtu është normalizuar dhe furnzimi me energji elektrike në të gjitha zonat e Qarkut Lezhë.

 

Artikulli paraprakLEZHË, EROZIONI RREZIKON DISA BANESA
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, KRYEPLAKU I OBOTIT: THIRRJE PËR NDËRHYRJE