Dhjetë muajt e parë të vitit 2017 kanë qenë të ngjashme përsa u përket shifrave të punëkërkuesve të papunë.

Sipas drejtores së zyrës së punës Shkodër, Rozafa Zmijani, në Bashkinë Shkodër kemi të bëjmë me një numër prej 5520 personash, ndërsa përsa i përket rajonit të Shkodrës, shifrat shkojnë deri në 7870 persona me statusin punkërkues të papunë. Megjithatë, sipas Zmijanit, nëse të papunët nuk e rikonfirmojnë veten si të tillë brenda tre muajve dalin nga lista e punkërkuesve të papunë.

Përsa i përket moshës mbi 50 vjeçare kemi një numër në ulje. Zmijani bën me dije se kjo target moshe është pothuajse jashtë tregut të punës. Ndërkohë, ka një rritje të numrit të të rinjve që kërkojnë punë. Sipas drejtores Zmijani, ka raste që regjistrimet si punkërkues të mos jenë të suksesshme për shkak të mungesës së sektorëve të ndryshëm. Ndërkohë, punë të veçanta kërkojnë aplikimet online dhe që nuk lidhen direkt prej kësaj zyre.

Artikulli paraprakZYRTARIZOHET KANDIDATURA E PARË PËR KRYEPROKUROR TË PËRKOHSHËM
Artikulli tjetërAKTIVITET ME FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE