KRYETARI I OPOZITËS, AKUZA TË ASHPRA NDAJ DYSHES RAMA – META.Ne kete menyre Demokratët festojnë 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, dhe 24 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. 24 vite më parë një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të “Qytetit Studenti”,
u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Akti i tyre publik i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë.