Ambasada e SHBA në Tiranë përkujton përmes një mesazhi në “Facebook” Lëvizjen Studentore të 31 viteve më parë, që rrëzoi regjimin komunist.

Ambasada shkruan se studentët guximtarë të 8 Dhjetorit 1990 protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie.

“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”.

Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME NDIKIMIN E VITAMINËS D NË ORGANIZËM DHE PROBLEMET QË SJELL MUNGESA E SAJ
Artikulli tjetër8 DHJETORI, BASHA: DITA QË NDAU TË SHKUARËN NGA E ARDHMJA DHE NDRYSHOI PËRGJITHMONË HISTORINË E SHQIPËRISË