Kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa përkujtoi 8 Dhjetorin e 1990, e konsideron atë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. Sipas Bashës, 31 vite më vonë, thirrja ‘Për Shqipërinë si gjithë Europën’ mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve.

“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që

sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Basha.

Artikulli paraprak“8 DHJETORI”/ AMBASADA E SHBA: NDERIME PËR STUDENTËT QË RRËZUAN NJË PREJ REGJIMEVE MË MIZORE TË EVROPËS, JEMI KRAH POPULLIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërLEZHË, PARANDALOHET VRASJA PËR PAZARE DROGE