ÇFARË NDODHI 24 VITE MË PARË, NGA PROTESTA DERI TEK REGJIMI.Fundi i vitit 1990 ishte ndoshta me i paparashikueshmi ne historinë e periudhës se komunizmit ne Shqipëri. 24 vjet me pare, ne 8 dhjetor, ne Qytetin Studenti lindi një shkëndijë e një proteste spontane fillimisht e motivuar me kërkesa ekonomike për ujë e drita.
Brenda një kohe te shkurtër, lëvizja u amplifikua ne përmasa te paimagjinueshme dhe siguroi mbështetje te gjere popullore. Në vitin 1990, ngjarjet e Polonisë, ato të Murit të Berlinit dhe sidomos vrasja e Causheskut ne Rumani, i bindën njerëzit që rrëzimi i komunizmit shqiptar ishte vetëm çështje kohe. Ky ishte momenti kur kërkesave ekonomike te studenteve, iu bashkëngjiten edhe kërkesat politike çka i dha profil me te qarte lëvizjes. Ne krye te saj u vendosen studente pedagoge e intelektuale, te cilët hartuan një platforme kundër strukturave te larta te regjimit komunist. Nder emrat me aktive qe u vunë ne krye te saj ishin Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Arben Imami, Arben Demeti, Edi Rama, Prec Zogaj etj. Ne 11 dhjetor 1990, një përfaqësi intelektualesh u priten nga funksionari i larte i regjimit Ramiz Alia, ne një takim qe ka mbetur ne memorien historike. Pas këtij debati te gjate e te vështirë, partia-shtet u detyrua te lejonte pluralizmin politik. Brenda 4 ditësh, lëvizja studentore u shndërrua ne forcën e pare politike opozitare ne vend, partia demokratike. Ajo doli humbëse ne zgjedhjet e para pluraliste, por arriti ne vinte ne pushtet brenda një kohe te shkurtër. Ne 22 mars 1991, te djathtët fituan bindshëm ne zgjedhjet e parakohshme. Me pas, 8 dhjetori u vendos ne qendër te ngjarjeve nder më të mëdhatë në historinë tonë kombëtare, si dita e demonstratës të rinisë studentore në Tiranë, dhe sot është shënjuar si dita Kombëtare e Rinisë