Kanë kaluar 25 vite nga zbarkimi i mijëra shqiptarëve në brigjet italiane, 8 gusht 1991-8 gusht 2016.

Në mëngjesin e 8 gushtit 1991 anija Vlora, e nisur nga porti i Durrësit e pas dy ditë udhëtim mbërrin në portin e Barit me 20 mijë shqiptarë në bord. Një natë më parë kjo anije kishte tentuar të hynte në portin e Brindizit, por zëvendës prefekti i këtij qyteti Bruno Pezzuto, nuk e lejoj. Atëherë Komandanti i anijes Vlora, Halim Milaqi vendoste të ndryshonte drejtim e pas 7 orë rrugë mbërrin në portin e Barit. Imazhet e anijes Vlora me emigrantët shqiptarë që zbarkojnë në tokën italiane bëjnë xhiron e botës. Të rinj, burra, gra, fëmijë, familje të tëra, që të kapur pas litërëve të anijes përpiqen të zbresin në tokë, në tokën e shpresë, ëndërrës e një jete më të mirë. Mediat italiane transementojnë non stop atë çka po ndhonte në portin e Barit. Ishte hera e parë e një zbarkimi kaq kolosal emigrantësh në brigjet italiane. Imazhet e anijes “Vlora” me mijëra emigrantë shqiptarë në bord u kthyen në simbol të emigracion në Itali e në të gjithë Europën. 20 mijë shqiptarë që 25 vite emigruan në Itali u mikpritën falë ndihmës, e solidaritetit të banorëve të Barit e kryebashkiakut në atë kohë Enrico Dalfino. Sot komuniteti i emigrantëve shqiptarë është nga më të integruarit në Itali e i dytë më i madh në numër nga të gjitha komunitetet e tjera të huaja që jetojnë në këtë shtet.

Artikulli paraprakPERMBYTJET, MUND TE PERFSHIHET EDHE SHQIPERIA !
Artikulli tjetërSHQIPTARI MË I URRYER NË SHBA: JU TREGOJ SËMUNDJEN E HILARY CLINTON