Duke marrë spunto nga pushtimi rus në Ukrainë që e ka vënë Evropën në një situatë kritike, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në kudër të ditës së grave, foli sot për sfidat që po përballen jo vetëm gratë, por i gjithë Perëndimi. Duke folur për fuqizimin e grave në sektorët e mbrojtjes, Kim së bashku me Komandanten e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit Gjeneral brigade Lisa Hou dhe ministrin e mbrojtjes, Niko Peleshi. Kim tha se aktualisht Rusia po përpiqet të rishkruajë historinë në versionet e veta, por kjo gjë nuk do të ndodhë për aq kohë sa vendi ynë dhe shtete të tjera si ne diktohen nga vendet e mëdha për rrugën e lirë e demokratike.
“Siguria në Evropë nuk është vetëm tek gratë, i përfshin por nuk është vetëm për ato. Ne duam të jetojmë në një botë ku shtetet më të mëdha mund t’i diktojnë rrugën e duhur shteteve të vogla.
A duam të jetojmë në një botë që të privohet liria e njeriut? S’është bota që unë dua të jetoj, por as ju. Po përballemi me një situatë kritike, me atë që po ndodh në Evropë. Ka një vit që Rusia ka sulmuar Ukrainën. Se di nëse e patë Lavrovin në Indi dhe teksa po fliste në një panel guxoi të thoshte se Rusia ka pasur vështirësi për t’u përballur me kërcënimet e luftës me Ukrainën. Këta po përpiqen ta rishkruajnë historinë.
S’është bota që ne duam të jetojmë. Pra cila është zgjidhja? Për ne, Shtetet e bashkuara të Amerikës ne duam të bashkëpunojmë me vendet që janë si ne, të lirë, demokratik dhe me prosperitet. Jemi krenar që ju kemi ju shqiptarët aleat në NATO, në Këshillin e Evropës. Dhe duam t’ju citoj heroin tuaj kombëtar, Skënderbeun. ‘Bashkimi bën fuqinë’.”- tha Kim, teksa ndau citimin e heroit tonë kombëtar në shqip.