Edhe në burgun 325 në Tiranë, ku qendrojnë gratë e dënuara, sot është ndierë atmosfera e 8 Marsit.
Gra deputetë të PS dhe ministrja e Drejtësisë shkuan për t’i vizituar, ndërsa të dënuarat apeluan për amnisti.
“Për ty duhet të kishte dënim me vdekje”Kjo është historia e njërës prej tyre.
“Të shkoja tetë orë në punë të merrja fëmijët nga shkolla, të laja të fshija të hekurosja, të gatuaja, të të shërbeja dhe më pas në krevat me ty, të prisja ty në 1 të natës i dehur dhe vije dorë mbi mua”.
Gratë që po vuajnë dënimin në burgun 325 në Tiranë i ndoqën aktorët e teatrit të Fierit duke lotuar, me vështrimin në tokë, apo duke fshehur fytyrën.
Veprime që deputetja socialiste Mimi Kodheli tregoi se i kishin bërë përshtypje sapo kishte shkelur në këtë mjedis dhe e kishte nxitur që për tetë mars grave këtu t’u jepte këtë mesazh.
“Disa gra dhe vajza kanë kapuç mbi kokë dhe jo se është ftohtë. Pavarësisht se ju vuani një dënimm të drejtë apo jo është çështje e drejtësisë, mbajeni kokën lart. Dinjitetin nuk mund t’ua ulë askush”- tha Kodheli.
Por edhe banorët e burgut 325 i kishin bërë gati mesazhet e tyre për deputetët dhe ministren e Drejtësisë që kishin shkuar për t’i vizituar ndonëse pak dëshironin t’i thonin me zë.
“I bëj thirrje Shtetit, Presidentit, Kryeministrit, Presidentit për gratë që janë padrejtësisht në burg që të japë amnisti”.
Kjo 60 vjeçare thotë se niset nga historia e saj për të bërë këtë apel. Erfane Dyrmishi është dënuar me dy vjet e katër muaj burg pasi në banesë i është gjetur lëndë narkotike. Ka kryer 13 muaj të dënimit ndërkohë që çështjen e ka dërguar në apel pasi thotë se është dënuar padrejtësisht.
Ndërsa kjo 60 vjeçare ka ende shpresë se nga këto mjedise mund të dalë pa i bërë dy vite të tjerat përmes kurseve profesionale përgatiten për t’u përballur me jetën që i pret pasi të kenë përfunduar dënimin.
Në këtë burg vuajnë dënimin 100 gra, me histori të ngjashme apo të ndryshme, por që presin të njëjten gjë… të rinisin jetën përtej këtyre dyerve