102 VITE NGA PASDITJA QË DO TË IZOLONTE QYTETIN PËR 183 DITË. Nje nga ngjarjet me te bujshme te historise shqiptare te Shekullit te XX – te. Mbrojtja 183 ditore e Shkodres dhe jehona e saj. Qendresa e Hasan Riza pashes dhe vrasja e tij. Roli i Esat pashe Toptanit ne vrasjen e komandantit turk, ne mbrojtjen e qytetit dhe me pas ne dorezimin e tij. Marreveshja me Malazezet dhe vendimi i Londres.
Ne te vertete, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjeter nuk mund ta parashikonte ate mbasdite te dates 8 tetor 1912 se, Rrethimi i Shkodres do te zgjaste me shume se 183 dite dhe se beteja per te do te behej nje nga me te famshmet ne Europen e kohes. Te rejat e saj zinin vend rregullisht ne te gjitha gazetat me te medha perendimore, ndersa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bene figura te njohura. Se paku 15 libra jane botuar ne gjuhe te ndryshme per ate rrethim, ndersa Harta e Mbrojtjes se Qytetit, se bashku me shenimet e Hasan Riza Pashes, eshte ende sot e ekspozuar ne nje mur te shkolles ushtarake ne Gjeneve te Zvicres. Topat malazeze filluan te hedhin gjylet e para ne qytet mengjesin e 11 tetorit dhe, per me shume se gjashte muaj, bombardimet u bene pjese e perditshme e jetes se qytetit. Por duket se ata qe sulmonin, e kishin vene re se qyteti ishte i fortifikuar mire dhe se ai drejtohej nga nje gjeneral, qe ishte, padyshim, nje nder me te shquarit e ushtrise turke. Situata ne rajon nuk ishte aspak e favorshme ne fillimet e rrethimit kurse ajo brenda qytetit akoma me keq. Trupat e fuqive ballkanike kishin futur ne dare trupat turke dhe forcat e kesaj te fundit po pesonin humbje pothuaj ne gjithe frontin.