8 ton drogë drejt Italisë, shpallet në kërkim organizatori i trafikut

 

Prokuroria për Krime të rënda shpall në kërkim shtetasin shqiptar, i njohur me emrin Abaz, që dyshohet si një nga organizatorët e trafikut të 8 tonëve drogë nga Maqedonia drejt Italisë. Burimet pranë organit të akuzës, thanë se nga komunikimet telefonik të shoferit të kamionit Zoran Stanojoski me një shtetas maqedonas, me pseudonimin Zoki flasin për një shtetas shqiptar. Gjatë këtyre përgjimeve, policia italiane ka transkiptuar një bisedë vetëm pak moment para bllokimit të kamionit me drogë. Në këtë bisedë, shoferi kishte pikasur faktin se po ndiqej nga policia italiane që pas daljes nga porti i Ankonës dhe kërkon nga shtetasi maqedonas me pseudonimin Zoki të kontaktojë me shtetasin shqiptar me emrin Abaz. Stanojoski i thotë shokut të tij maqedonas, se policia italiane i kishte hapur vulat e pumbosjes së rimorkios së kamionit dhe e kishin lënë të lirë. Por, thotë shoferi, prej portit po ndiqej nga policia italiane për destinacionin e drogës. Në këtë kohë, në bisedë shoferi i kamionit të drogë këshillohet nga bashkëbiseduesi për të braktisur rimorkion e kamionit dhe të largohet. Pas kësaj bisede, shoferi Zoran STanojoski tenton të lërë në një parking publik rimorkion e ngarkuar me drogë, por arrestohet nga policia italiane. Burimet pranë grupit hetimor thanë se po punohet për të identifikuar personin me emrin Abaz që dy bashkëbiseduesit maqedonas kërkojnë ta njoftojnë se po ndiqeshin nga policia. Nga ana tjetër burimet thonë se kanë nisur verifikimi i aparateve celularë të 4 policëve të arrestuar: Çlirim Pepa, Ervin Kodra, Lirim Halili dhe Syrja Terziu për komunikimet e mundshme me personin e quajtur Abaz. Të 4 të dyshuarit, akuzohen për trafik droge, me dyshimin se kanë ndihmuar shoferin maqedonas të kaloi lehtësisht në Shqipëri një sasi prej 8 tonëve hashash që më pas ka kaluar nga porti I Durrësit drejt Italisë, ku edhe është bllokuar nga policia italiane. Për këtë ngjarje, burimet thonë se po hetohen disa biznesmen maqedonas dhe shqiptar, si pjesë e këtij rrjeti të fuqishëm të trafikut të drogës.

Artikulli paraprakPROSTITUCION, VJEDHJE DHE SHERR ME POLICINË, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërSEKUESTROHET 158 KG DROGE, ARRESTOHET 35-VJEÇARI SHQIPTAR