8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Kjo u bë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, ku përmes një postimi në rrjetet sociale Ministria informon se gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit.

Sipas ministrisë, po vijon puna deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.

“Asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura”, njoftoi ministria.

Artikulli paraprakSUKSESET E SPORTISTËVE TË KOSOVËS NË LOJËRAT OLIMPIKE, RAMA: I LUMTUR DHE KRENAR QË JAM MIKU JUAJ
Artikulli tjetërKOÇIU: RRETH 42 MIJË VIZITA MJEKËSORE NË QENDRAT SHËNDETËSORE VERORE