Pas përmbytjeve të cilat brenda muajit përfshinë dy herë qarkun Shkodër, po shfaqen edhe probleme të tjera. Administratori I njësisë Gur I Zi, Pjerin Marku tha se prej vitesh duhet të ndërhyhet në ndërtimin e argjinaturës nga fshati Ganjollë deri në Kodrën e Vukatanës pasi rrjedha e lumit ka shkaktuar erozion të tokave bujqësore.
Administratori Marku thotë se prej 7 vitesh kërkon që të investohet edhe në argjinturën e Kuçit por ende nuk janë marrë masa nga ministritë e linjës.
Kjo zonë është shumë e rrezikuar gjatë dimrit për shkak të përmbytjeve të shpeshta. Ndërkohë që bashkia Shkodër I ka bërë disa herë shkresa ministrive të linjës për investime, banorët e kësaj zone dhe tokat bujqësore vijojnë të rrezikohen nga erozioni I vazhdueshëm.