Në lidhje me lajmin e 5 ditëve më parë të transmetuar në Star Plus, ku një 8-vjeçar nga fshati Stom Golem i Njësisë Admninistrative Rrethina kishte mbetur pa identitet e rrjedhimisht pa mundësi regjistrimi, mesa duket situata ka gjetur një zgjidhje.

Babai i 8-vjeçarit thotë se i është ofruar ndihmë për të kryer procedurat e nevojshme pa asnjë kosto… Menjëherë pas shqetësimit të Anton Dakaj, pranë Star Plus ka kontaktuar një avokat, i cili e adresoi të atin e 8-vjeçarit pranë Shërbimit Ligjor Falas në Tiranë. Pasi është dorëzuar certifikata e lindjes së fëmijës, kjo organizatë jofitimprurëse i ka ofruar ndihmë përmes regjistrimit të djalit në vendlindjen e së ëmës. Aktualisht, Alfonci 8-vjeçar do të kryejë procedurat e regjistrimit në qytetin e Pukës, ndërkohë që paralelisht Shërbimi Ligjor do të hapë edhe një çështje gjyqësore në mënyrë që Antoni të marrë të drejtën e atësisë. Të gjitha këto procedura do të kryhen pa asnjë kosto ndaj Anton Dakaj, apeli i të cilit ka qenë regjistrimi i të birit që i mungonte identiteti.

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA,GATI SUPERSFIDA VLLAZNIA-KINOSTUIDIO
Artikulli tjetërRRËFIM – MEHILL KOLE SHKEMBI