80 vite më parë nazistët gjerman qëlluan për vdekje katër malësore nga fshati Vorfë i Malësisë së Madhe. Ali Synaj, Ismail Synaj, Mehmet Synaj dhe Hasan Hykaj janë viktimat kur sapo kishte nisur Lufta e Dytë Botërore. Kjo ngjarje historike u përkujtua duke përuruar edhe një lapidar kushtuar katër dëshmorëve që dhanë jetën në fshatin Rrash të njësisë Gruemirë. Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj dhe nënprefekti Hysen Hysaj u shprehen se ngjarje të tilla mbesin gjithmonë në memorien e një populli….
Kryetari i organizatës kombëtare për veteranët e LANÇ Gjergj Velo dhe kreu për Malësinë e Madhe Ali Synaj u shprehën se këto ngjarje duhen përkujtuar gjithmonë…
Bashkia Malësi e Madhe ndau disa cerifikata mirënjohjeje familjes Synaj dhe Hykaj në nder të dëshmorëve të vrarë nga nazistët gjerman në nëntorin e 1943, 80 vite më parë.