26 gushti është 80 vjetori i ndarjes nga jeta të njërit prej poetëve më të mirë shqiptarë. Millosh Gjergj Nikolla, i njohur ndryshe si Migjeni, poeti i mjerimit.

Iu deshën vetëm 27 vite jetë për të lënë gjurmë në historinë e letrave shqipe. Migjeni nuk është si të tjerët, jetori për masat, për njerëzit që kishin më shumë nevojë. Lindi në Shkodër, ndërsa jeta i tij nuk ishte aspak e lehtë.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.
Qyteti i Shkodrës e ka nderuar poetin e madh të shekullit të 20-të duke i vënë emrine tij teatrit. Para viteve 90-të në Shkodër ekzistonte edhe muzeu në emrin e tij në afërsi të Kishës Françeskane. Megjithatë, sot vijon të jetë i kyçur.

Migjeni u nda nga jeta në vitin 1938 në Torino të Italisë, atje ku kishte shkuar për t’u kuruar për tuberkuloz.

 

Artikulli paraprak108 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, RAZMA E PREFERUAR PËR TURISTËT