Janë mbajtur homazhet në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 80-vjetorit te Çlirimit të vendit.

Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ministri i mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ushtria nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi luftë të armatosur, të organizuar kundër okupimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Pas Çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës më 29 nëntor 1944. Kjo datë, u sanksionua e u skalit edhe si data e Çlirimit të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë do të mbyllej njëherë e gjithmonë lufta epike nacionalçlirimtare e popullit shqiptar.

Artikulli paraprakVAU I DEJËS, PËRSHTATËN NJË AMBIENT PËR KULTIVIM KANABISI, NUK DIHEN AUTORËT, ARRESTOHET ELEKTRICISTI
Artikulli tjetërNË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR PËRDHUNIM, ARRESTOHET NË MURIQAN 30-VJEÇARI