Me simbolet e komunizmit në duar dhe lëvdata për diktatorin Enver Hoxha në sytë e përfaqësuesve të pushtetit vendor u festua 80 vjetori i rënies së 5 heronjve të Vigut në qytetin e Shkodrës. Gjon Bruçi, drejtues i partisë Komuniste bashkë me ish drejtorin e policisë Veli Myftari, pjesë e Komitetit Kombëtar të Veteranëve vendosën ylli e kuq komunist ashtu si për çdo vit dhe u shprehën se Enver Hoxha nuk ishte një diktator por një Komandant Legjendar.

Rënia e 5 heronjve të vigut është një ngjarje madhore shprehet Zamir llazani kryetar i veteranëve të luftës antifashiste nacional çlirimtare në Shkodër ndërsa dënon trajtimin çnjerëzor të tyre në gushtit e 1944.

Zef Kola familjar i një prej të rënëve, Ndoc Dedës thotë se për 45 vite sipas tij Shqipëria lulëzoi nën drejtimin e Enver Hoxhës dhe pas viteve ’90 u shkatërrua me ardhjen e demokracisë.

Ahmet Haxhia, Ndoc Deda, Ndoc Mazi dhe Naim Gjylbegu u vranë në gushtin e vitit 1944 në Vig Mnelë gjatë tentativës së tyre për të përhapur idetë komuniste por një pjesë tjetër thonë të kundërtën se shkuan për të çliruar atë zonë nga nazistët gjerman.

Artikulli paraprakDIGJET MAKINA E PUNONJËSIT TË BASHKISË VAU DEJËS
Artikulli tjetërPARCELA E DROGËS, QËLLON ME ARMË ZJARRI POLICINË