80 vite më parë më 13 janar 1944 Musa Buto Hoxha, një shqiptar nga Shkodra u var në Cetinje të Malit të Zi nga pushtuesit gjerman nazi fashist bashkë me malazezin Gojko Krushka. Dy të rinjtë partizan, pjesë e lëvizjes nacional çlirimtare të dy shteteve respektive pasi u kapën nga çetnikët e Malit të Zi gjatë luftës së dytë botërore nuk pranuan të tregojnë informacione pavarësisht torturave. Si dënim, u varën dhe qëndruan për një javë të mes të Cetinjës të varur në litar, një ngjarje makabre që u përkujtua nga organizata e veteranëve të luftës nacional çlirimtare të Malit të Zi dhe Shkodrës. Kreu i Komunës së Cetinjes Nikola Duraskoviç (Nikola Gjurashkoviç) vlerësoi veprën e dy heronjve…..
“Sot u mblodhëm me respekt dhe devotshmëri për të nderuar luftëtarët partizan, heroin e qytetit tonë Gojko Krushka dhe partizanin shqiptar nga Shkodra Musa Buto Hoxha. Këto ngjarje i japin jetë Malit të Zi sepse lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Lufta nacional çlirimtare këtu në Malin e Zi ka një rol të rëndësishëm në luftën e dytë botërore. Heronjtë tanë që nga rinia e heshme i përkisnin lëvizjes së përparuar dhe morën pjesë në shumë aksione të rëndësishme të asaj kohe në mbrojtje të vendeve respektive. I torturuan dhe përdorën çdo mënyrë por Gojkor Krushka dhe Musa Buto Hoxha nuk e tradhtuan idealin e tyre përballë pushtuesve nazi fashist. Ata luftuan dhe qëndruan në mënyrë të palëkundur deri sa u varën në mënyrë më ç’njerëzore duke u lënë për një javë në mes të qytetit. Kujtomë sot pas 80 vitesh me krenari dhe respekt veprën e këtyre dy të rinjve, heronj të popujve respektiv, nder dhe lavdi për Gojko Krushka dhe Musa Buto Hoxha”.
Zamir Llazani, kryetar i organizatës të Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare i cili mori pjesë bashkë me disa anëtarë nga Shkodra në këtë ceremoni të 80 vjetorit të Musa Buto Hoxhës dhe Gojko Krushka thotë se akti i dy heronjve u bë një shembull frymëzimi për dy popujt…..
Teuta Hoxha, mbesa e heroit Musa Buto Hoxha është krenare për veprën e xhaxhit të saj ndërsa tregon se si ndodhi ngjarje e trishtë….
Musa Buto Hoxha ishte korrier i batalionit “Perlat Rexhepi” dhe u kap nga forcat malazeze që kishin aleancë me nazistët në zonën e Deçiçit në Malësinë e Madhe. Në ndër të tij në qendër të Cetinjës ku edhe u var bashkë me Gojko Krushkën qëndron një memorial përkujtimor për veprën e tyre.