Për aksidentin me 4 të vdekur në Velipojë, kanë nisur hetimet për Policinë e Shkodër, për shkak se dyshohet se nuk ka kryer siç duhet hetimet.

Burime nga Policia e Shtetit thanë se po verifikohen raportet që kanë plotësuar policët menjëherë pas aksidentit.Ekspertët rrugor kanë nxjerrë fajtorë Edmond Prekën për parakalim të gabuar, por ka dyshime se nuk është kryer siç duhet ekspertiza.

Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se Ndrek Gjergji që drejtonte makinën fuoristradë dhe Sokol Mujaj, kanë qënë në një lokal në zonën e Velipojës para se të ndodhte aksidenti. Gjergji dhe Mujaj dyshohet se kanë konsumuar sasi alkooli para aksidentit, ndërkohë që Policia e Shkodrës thotë se shoferi i foristradës, nuk ka qënë i dehur.

Pikërisht këto të dhëna shtesë, kanë bërë që të verifikohet puna e policëve rrugore të Shkodrës, por edhe disa oficerë të cilët kanë qënë në vendin e ngjarjes.

Policia e Shtetit pritet të analizojë raportet e policëve dhe ekspertëve në Shkodër si dhe të kontrollojë pamjet dhe fotot që janë bërë nga zyrtarët e Shkodrës. Mbrëmjen e 18 shkurtit makina foristradë e llojit Leksus u përplas me automjetin Alfa Romeo që drejtohej nga Edmond Preka.

Nga aksidenti humbi jetën Emond Preka, djali 9 muajsh Rajan Preka, vajza 5 vjeç Ajsel Preka, si dhe vajza tjetër 10 vjeç Noem Preka.

Dyshimet për manipulim të vendit të ngjarjes janë shtuar edhe për faktin se në njoftimin parapak Policia e Shkodrës tha se shofer i automjetit foristradë ishte Sokol Mujaj, ndërsa në një njoftim të dytë u bë me dije se shofer ishte Ndrek Gjergji.

Sokol Mujaj dhe Ndrek Gjergji që ishin në autmojetin Foristradë janë dy persona me precedent të mëparshëm penal. Sokol Mujaj ka qënë i dënuar më parë për trafik Minash, ndërsa Ndrek Gjergji i hetuar për drogë.

 

Artikulli paraprakSULMI NDAJ ERNEST GJOKES,REAGOJNE ADMINISTRATORI GJYREZI DHE DEPUTETI GURAKUQI
Artikulli tjetërAUTOBUSI BIE NË HUMNERË, 44 PASAGJERË TË VDEKUR