Gjyqtarja e Gjykatës së Kukësit Alma Ahmeti i vlerësoi si të ligjshme sot arrestimet e 23 protetsuesve të arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar në pikën e kalimit në Kalimash disa ditë më parë,

por i liroi 10 prej tyre, duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje, dy i la në arrest shtëpie, ndërsa 11 prej protestuesve do të qëndrojnë në burg.

Në vendimin e dhënë në mjediset e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, në pamundësinë e kapaciteteve fizike për ta zhvilluar procesin në Kukës, Ahmeti vendosi:

Ahmet Tobli, detyrim paraqitje,Lulëzim Popa, detyrim paraqitje,Sajmir Trota, detyrim paraqitje,Lefter Rexhmati, detyrim paraqitje,Adem Duraku, detyrim paraqitje,Armand Ademi, detyrim paraqitje,Ardit Alidini, detyrim paraqitje,Zenel Matmuja, detyrim paraqitje
Fatos Harulla, detyrim paraqitje,Rasim Koloshi, detyrim paraqitje,

Shaban Selmanaj, arrest shtëpie.Shemsi Trota, arrest shtëpie, Shpëtim Todaj, arrest me burg,Elton Cengu, arrest me burg,Florin Onuzi, arrest me burg,Shkëlqim Vata, arrest me burg,Xhevahir Gashi,

arrest me burg,Ervis Oruçi, arrest me burg,Rasim Onuzi, arrest me burg,Vasil Laçi, arrest me burg,Hamdi Avziri, arrest me burg,Edmond Matmuja, arrest me burg,Xhevahir Hereni, arrest me burg

“Turp, turp, turp”. Kanë qenë këto thirrjet e deputetëve të opozitës në sallën e gjyqit fill pas dhënies së vendimit nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Kukësit, Ahmetaj.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, FIRMOS EDHE ME ELMIR LEKAJN
Artikulli tjetërBASHA: NESËR NISIM MOSBINDJEN CIVILE, JA PIKAT STRATEGJIKE QË BLLOKOJMË