88 persona janë të prekur në qarkun Shkodër me HIV-AIDS ose SIDA siç njihet ndryshe, prej të cilëve 78 vetëm në Shkodër. Shifrat bëhen të ditura në ditën botërore kundër HIV-AIDS nga Manjola Laloshi, specialiste pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër gjatë një trajnimi me të rinjtë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Laloshi thotë se këtë vit ka dy raste të reja. Një shqetësim mbetet fakti se 39 prej tyre nuk marrin medikamente duke qenë se e shohin si tabu sëmundjen e HIV-AIDS dhe ka patur raste kur kanë infektuar partnered.

Ajo që mbetet shqetësim është se në 5 vitet e fundit janë shtuar të prekurit me HIV-AIDS tek grupmosha 16-24 vjeç ndërsa aktualisht është edhe një fëmijë 5 vjeç infektuar nga nëna me SIDA. Po ashtu numri i kontrolleve në një vit është i vogël për shkak të mentalitetit që kanë personat e dyshuar.

Mjekia dhe pedagogia Zamira Shabani tregon se OBSH në vitin 2030 synon që sëmundjen e HIV-AIDS ta trajtojë si një sëmundje kronike duke ulur numrin e të infektuarve ndërsa ata që nuk marrin medikante i cilëson si një rrezik për veten e tyre dhe partnerët duke qenë se SIDA është vdekjeprurëse.

Nga 88 të prekurit me HIV-AIDS në qarkun Shkodër përveç 78 rasteve që i përkasin Shkodrës, 8 të tjera janë në Malësinë e Madhe dhe 2 në Pukë. Viti 2015 mban rekord për Shkodrën me 11 të prekur ndërsa në 2019 janë 10 raste, në 2013-ën 9 raste dhe në 2020-ne kohën e pandemisë 8 raste.

Artikulli paraprakOSMANI: I KËNAQUR EDHE ME BARAZIM NDAJ EGNATIAS
Artikulli tjetërSALIHI: PO PUNOHET PËR DEKORIMIN E RRUGËVE