88- vite më parë në fshatin Hot i Ri do të hapej shkolla e parë e përbërë me 4 klasa dhe 15 nxënës. Kontribues për themelimin e kësaj shkolle do të ishte Palok Traboini i cili shërbeu si sekretar I Dedë Gjon Lulit duke qënë se ishte I vetmi hotjan I shkolluar dhe njohës I shumë gjuhëve.

Palokë Traboini do të vendoste shtëpinë e tij në fshatin Hot në shërbim të arsimit.Ndërkohë në fshatin Hot i Ri shkolla e cila mban emrin e heroit Dede Gjon Luli sot mbushi 20 vite që nga koha kur është ndërtuar e re.Kolec Traboini shkrimtari I njohur tregon se babai I tij Paloka në vitin 1930 do ta kthente shtëpinë e tij në shkollë .

Me rastin e 88-vjetorit të arsimit në Hot të Ri dhe 20 vjetorit të ndërtimit të shkollës “Dedë Gjon Luli” u organizuar një aktivitet muziko-letrar nga grupi artisktik i shkollës ku ishin të ftuar , prindër, ish mesues dhe ish drejtues kësaj shkolle.Aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i Shkollës Gjovalin Kodra

Artikulli paraprakBUSHAT, NXËNËSIT MBJELLIN 1080 FIDANË PISHE
Artikulli tjetërLEZHË, KAPEN 3 PERSONA ME KOKAINË