Sabri Hafiz Dërguti është ndër të parët persona që së bashku me familjen e tij u internua në vitin 1948 nga regjimi komunist.
Historia nis në vitin 1946, kur dy vëllezërit e tij u arratisën jashtë vendit, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e familjes u internua në kampet më çnjerëzore të asaj kohe. 63 vite pas torturave që kaloi, ai rrëfen vuajtjet e shumta në 7 qytete të ndryshme të Shqipërisë. Dërguti tregon se gjatë jetës në këto kampe përqendrimi, qindra fëmijë humbën jetën për shkak të urisë.
Edhe pse kaloi 6 vite në internim, Derguti nuk ka arritur të marrë asnjë masë dëmshpërblimiSipas statistikave, gjatë 45 viteve të regjimit komunist, rreth 50000 mijë shqiptarë janë internuar dhe detyruar të punojnë në kushte skllavëruese. Qeveria ka lëshuar një urdhër që 3000 të internuar gjatë viteve 45-54 do të përfitojnë 1000 lekë dëmshpërblim për çdo ditë të kaluar në internim. Arsyeja pse pjesa më e madhe e të internuarve nuk janë dëmshpërblyer është se kërkohet një vendim gjykate, ku pjesa më e madhe nuk e kanë një të tillë.