Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Gjykatës kushtetuese.
Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 4 mars 2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vakancën e plotë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët:
1. Arta Vorpsi; 2. Avni Shehu; 3. Elsa Toska; 4. Fiona Papajorgji ; 5. Klodian Rado; 6. Kostandin Kazanxhi ; 7. Mitat Dautaj; 8. Ilir Mustafaj; 9. Valbona Bala (Pajo)