Evropa ka dy ditë të shënuara, 5 majin që njihet edhe si dita e Këshillit Evropian dhe 9 majin që është dita e Bashkimit Evropian dhe ka ngelur nga data kur ministri i Jashtëm francez Shuman, bëri deklaratën e njohur historike ne te cilin shpalos idene per nje forme te re bashkepunimit politik ne Europe.
Ndonese eshte nje date e shpallur qe ne vitin 1985 , një pjesë e mirë e qytetareve nuk kane njohuri per kete dite. Drejtuesja e Qëndrës së BE-së në Shkodër Shehiada Piraniqi foli mbi rëndësinë që ka kjo ditë.
Sipas Piraniqit Ballkani është në një proces që do të sjellë zhvillimin, integrimin në ekonomi dhe stabilitetin politik në vend.
Piraniqi tregon se brezi i ri është shumë i lidhur me Evropën
Deklarata e 9 Majit 1950 eshte data kur u hodh hapi i pare drejt krijimit te asaj qe sot njihet si Bashkimi Europian.
Ministri Shuman ne deklaraten e tij per shtypin nderkombetare iu beri thirrje vendeve europiane per te bashkuar prodhimet e tyre te qymyrit dhe çelikut, sektor i cili ne ate kohe ishte baza e fuqise ushtarake.
Propozimi i tij konsiderohet te jete fillimi i asaj qe tani eshte Bashkimi Evropian.