Teksa Rusia feston sot fitoren e saj mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, me një paradë ushtarake në shkallë të gjerë që do të mbahet në Sheshin e Kuq të Moskës, mendohet se Putin mund t’i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës.

Deri më tani Moska e ka mohuar se është në luftë, dhe i referohet pushtimit në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”.

BBC shkruan se zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund ta përdorë paradën për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak.

Nga ana e saj, Rusia thotë se është e pakuptimtë që do t’i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës në Ditën e Fitores.

Zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund ta përdorë paradën për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak por Rusia deklaron se është e pakuptimtë që t’i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës në Ditën e Fitores.

Artikulli paraprakRUSËT BOMBARDUAN NJË SHKOLLË NË LUHANSK, JA NUMRI I TË VDEKURVE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, PAS MESDITËS PRITEN VRANËSIRA NË TË GJITHË VENDIN