Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator kapën vlerën mbi 12 miliardë e 839 milionë lekë, ose 3.04% më shumë se në periudhën janar-shtator 2018. Gjatë periudhës janar-shtator 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 992,212 me një rritje 3.83% krahasuar me periudhën janar- shtator 2018.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë kësaj periudhe arritën rreth 8 miliardë e 111 milionë lekë, ose 4.53% më shumë se në periudhën janar-shtator 2018. Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar- shtator, pati një rritje prej 5.11% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kurse Karton Jeshil pati një rritje prej 6.35% të volumit të primeve të shkruara bruto.

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shtator 2019 u rritën me 5.8% krahasuar me periudhën janar-shtator 2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2.6 miliardë lekë, apo 61.10% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Artikulli paraprakINTERNETI MBUSHI 50 VJEÇ/ HISTORIA GJYSËM SHEKULLORE E TEKNOLOGJISË QË NDRYSHOI BOTËN
Artikulli tjetërUDHËZIMI, SI DO TË VEPROHET ME MAKINAT QË KONFISKOHEN