Ka dalë pas rreth 9 orësh nga SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i thirrur në lidhje me hetimin për koncesionin e Sterilizimit. Ai tha se sencat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi çështja është komplekse. Ndërkaq njoftoi se sot ka marrë dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që i ka pasur të sekuestruara.

Pyetje: Hera e tretë që pyeteni për koncesionin e sterilizimit a mund të na thoni se cilat janë interesat e prokurorëve në lidhje me këtë cështje?

Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh që do të thotë se çështja është komplekse e gjerë, edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes do të vazhdojmë edhe në ditë të tjera sidomos kur të kemi të plotë edhe të gjitha materialet e KLSH sepse pikënisja e atyre çfarë pretendohet në masën e sigurisë ndaj meje janë raportet e KLSH. Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtrihen në dy pjesë së pari nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013 për të hetuar tani pse dy vjet e gjysmë u mbaj në qese ai central dhe pse nuk u vu në punë. Por tashmë janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejpërdrejta të qytetarëve nga zbatimi i kësaj kontrate. Sot me prokurorët komunikuam dhe më thanë se do kem shpejt ato sende që u sekuestruan në 28 dhjetor por që lidhen me vazhdimin e hetimit për sterilizimin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora dhe fakti që pasi të përfundojnë inspektimet elektronike të pajisjeve të marra në shtëpi do të më kthehen.

E rëndësishme është se u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe s’kanë lidhje me çështjen tjetër”, tha ai.

Artikulli paraprakLUFTIMET E ASHPRA VAZHDOJNË, BLINKEN NË IZRAEL PËR TË ARDHMEN E GAZËS PAS KONFLIKTIT
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË BRAZIL, RAPORTOHEN MBI 25 VDEKUR