Gjykata e Lartë në Itali ka marrë vendimin përfundimtar për bashkëshorten e shqiptarit xhihadist, Aldo Kobuzi.
Maria Stella Sergio, e para femër italiane luftëtare e ISIS, e njohur si “Lady Xhihad” është dënuar në mënyrë definitive nga institucioni suprem i drejtësisë italiane me 9 vite burg.
Maria Stella Sergio, e konvertuar në radikalizmin islamik me emrin Fatima, u nis nga Italia drejt Sirisë për t’iu bashkuar luftës se ISIS, së bashku me bashkëshortin e saj shqiptar Aldo Kobuzi, në vjeshtë të vitit 2014.
Sot 5 vite me vonë janë humbur gjurmët e saj e të bashkëshortit shqiptar, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg.
Një operacion i antiterrorizmit italian i ekzekutuar më 1 korrik të 2015, i koduar “Martesa”, çoi në shkatërrimin e një celule xhihadiste Italo-shqiptare. Nën pranga u vunë dhe familja e xhihadistes italiane, prindërit dhe e motra, të konvertuar në fenë islame, që po përgatitesh të niseshin drejt Sirisë.
Operacioni “Martesa” çoi në arrestimin e anëtarëve të dy familjeve italiane e shqiptare të konvertuara në Islam e në lidhje krushqie me njëra-tjetrën.
Akuza ndaj tyre ishte pjesëmarrje në aktivitet me qëllim terrorizmi ndërkombëtar.
Prokurorët e çështjes, Maurizio Romanelli e Paola Pirotta. kërkuan 9 vjet burg për shqiptarin, Aldo Kobuzi e 9 vjet burg për bashkëshorten e tij italiane, Maria Giulia Sergio.
Për nënën e Aldo Kobuzit, Donika e motrën e tij Seriola Kobuzi, të cilat ndodhen gjithashtu në Siri, prokurorët e çështjes kanë kërkuar 8 vjet burg.
Seriola Kobuzi është bashkëshortja e Mariglen Dervishllarit, nga Pogradeci, xhihadist i vrarë muaj më parë në Siri.
Ndërsa për babain e xhihadistes italiane, Maria Giulia Sergio u kërkuan 3 vjet e 4 muaj burg.