Këtë vit shkollor, duket se nuk ka probleme me arsimimin e fëmijëve të komunitetit egjiptian. Një gjë të tillë e ka konfirmuar Kydret Shatza, kryetar I shoqatës “Të drejtat e komunitetit egjiptian” ndërsa thotë që procesin mësimor e ndjekin pothuaj 90% e fëmijëvë egjiptian.
Kryetari tregon se aktualisht, fëmijëve u ofrohet edhe një qendër ku zhvillojnë kurse dhe mësim jashtë procesit mësimor.
Prej vitesh, arsimimi I fëmijëve egjiptian dhe rom është një sfidë për institucionet. Por duket se me mbështetjen edhe të shoqatave të ndryshme, ky problem po merr zgjidhjen e pritur prej kohësh.