Pasditja e së enjtes ka qenë një ngjarje e vecante ne besimin ndaj zotit për 90 të rinj të famullisë së Shkodrës, të cilët në meshën e shenjte te drejtuar nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Monsinjor Angelo Massafra kanë marrë edhe kungimet e para.
Gajtë kësaj meshe, arqipeshkvi i shkodrës, ka përcjellë një mesazh për të gjithë të rinjtë të ciltët kanë kryer edhe këtë process të rëndësishëm për besimtarët katolikë. Pas meshes se shenjtë, famullia e shkodrës ka organizuar edhe procesionin në rruget e Shkodrës nga Katedralja e Shen Shtjefni deri pranë kishës franceskane ne Shkoder. Sakramenti i korpit të krishtit eshte festa e eukaristisë sakrament në të cilin jezusi na la kujtimin e gjallë të pashkëve të tij, ngjarje kjo e rendesishme për mbarë besimtarët e krishterë.