Shkolla Llesh Nik Daka në Shenkoll të Lezhës ka festuar 90-vjetorin e hapjes se saj, ku ishin të pranishem ish nxënes, ish-mesues dhe ish-drejtues të saj ndër vite, disa prej të cileve edhe personazhe të jetes publike. Drejtuesit e shkollë dhe të arsimit në Lezhë thanë se per të ardhur dëri në këtë dite është dashur kontributi dhe sakrifica e shume brezave.

Hapja e shkolles ishte jo vetem ngjarje historike, por një moment i radhe sepse pjese e saj u bënë edhe vajzat që për kohen ishte thyrje e tabuve, ndërsa kjo shkollë përben veçanti pasi për herë të pare në fshat do të ngrihej një institucion arsimor i ciklit 7-vjecar qe ishte vetem atribut i qyteteve.

I rezistoi kohes dhe jetoi për të dëshmuar se arsimi është mënyra më e mire për të mbrojtur gjuhen e kombin, por për ish nxenës të saj që janë sot përsonazhe të jetes publike në Lezhe e jashte saj, kjo shkolle ka treguar se nuk ka rëndesi ku e bën arsimin por vullneti për të arritur gjëra në jetë.

Ne tetor të vitit 1934, shkolla e Shenkollit, që sot mban emrin e heroit Llesh Nik Daka, hapi dyert për herë te pare me 60 nxënes, ku 25 ishin vajza. Ajo vijoi të kultivonte dije duke arritur deri në 1300 nxenes, ndërsa sot në këtë shkollë mesojme 560 nxënës.

Artikulli paraprakZOJA E SHKODRËS, PROCESIONI PËR FESTA
Artikulli tjetërFJALA ARTISTIKE “GEGNISHT”