Pavarësisht moshës që mban mbi supe dhe vuajtjeve qe ka kaluar, ai nuk i ndahet letersisë. 93 vjecari Zef Doda nga Mirdita, ka botuar librin e tij të tretë, “Për Mirditën ku kam le, ku kam gjak e origjinë”. Ky botim u prezantua në Lezhë përmes një aktiviteti, me pjesëmarrjen e përsonaliteteve të ndryshme miqve dhe familjar të 93 vjecarit. Në librin e tij autori flet për kohën e rregjimit të errët komunist,ku nga vitin 1952 deri ne 1961 ka qëndruar në burgjet dhe kampet e punës ku ishte i denuar, si dhe për Mirditën të cilën ai thotë se mungesa e vemendjes po e shpopullon këtë treve me histori dhe tradite.
Zef Doda u lind më 24 Qershor 1932, ne fshatin Rras i Bute, Zymaj, Kashnjet.Mesimet e para i mori ne vitin 1946 ne fshatin Kalivaç. Në vitin 2010 boton librin e tij te parë “Ditar në kujtes. Në vitin 2012 boton librin e tij të dytë “Me bashkëshorten kujtime, në udhën e veshtirë të jetes” është libri i tij i dyte. Ndërsa libri “Për Mirditën ku kam Le” është libri i tij i tretë.