Një shqiptar që punonte si shoferi autobusi është arrestuar nga policia greke pasi u kap me 98 kg hashash.
34-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, iu sekuestruan edhe 955 euro.Shoferi punonte për autobusët e një linje brenda Athinës.
Lënda narkotike ishte ndarë në 16 pako, ndërsa kur u peshua, rezultoi se peshonte 97 kilogram e 750 gram.
I riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.