
Arsimi profesional në Lezhë ka marrë vemendjen e Gjermanisë.Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” ka nisur bashkëpunimin me shkollen e Hoteleri-Turizmit ( BS03) të Hamburgut, ku nxënësit dhe mësuesit do të shkëmbejnë eksperienca dhe ide mes njëri-tjetrit.Ky bashkëveprim mes dy vendeve në arsimin profesional është arritur nga konsulli i nderit i Shqipërisë në Hamburg Kol Gjoka.
Ky bashkëpunim shihet mjaft i rëndësishem, pasi do të rrisë edhe më tej formimin e nxënësve mes dy shkollave.
Studentet dhe pedagoget e shkollës së Hamburgut në Gjermani po zhvillojnë një vizite studimore në shqipëri, ku po njihen nga afer me veprimtarinë e shkollave profesionale “Kolin Gjoka” dhe “Shën Jozefi Punëtor”, dy insitucione arsimore që po njohin gjithnjë e më shumë zhvillim në arsimin profesional.