Shkolla e mesme artistike “ Prenk Jakova” në qytetin e Shkodrës ka organizuar aktivitetin e rradhës në kuadër të ditës botërore të muzikës. Drejtori Anton Kaftalli tregon se ky koncert vjen me një repertor artistësh të huaj dhe shqiptar, ku do të interpretojnë nxënës dhe mësues.

Kaftalli tregon se e veçanta e koncertit këtë vit do të jetë krijmtaria e një nxënësi violinist që do të luaj në pjesën përmbyllëse të koncertit.

Shkolla e mesme artistike “Prenk Jakova” e ka kthyer tashmë në një traditë organizimin e koncerteve në kuadër të ditës botërore të muzikës, prej 4 vitesh në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË SHKODËR, POLICIA NË VENDNGJARJE
Artikulli tjetërI NXEHTI PËRVËLUES, DYNDJE PUSHUESISH NË SHËNGJIN