
Ky është automjeti i disa turistëve gjerman në rrugën e Komanit që vetëm për pak mund të përfundonte në humnerë. Teksa po udhëtonin në këtë aks rrugor, turistët pësuan këtë aksident si shkak i rrugës së amortizuar duke rrezikuar që të humbnin jetën. Në ndihmë të turistëve gjerman erdhën disa banorë të zonës duke arritur që t’i shpëtojnë ndërsa treguan rrezikshmërinë e rrugës së Komanit dhe aksidentin e ndodhur.
Pas ndihmës së banorëve, automjeti i turistëve gjerman u nxor edhe njëherë në rrugë duke arritur që të shpëtojnë mrekullisht. Banorët shpesh herë kanë bërë protesta duke kërkuar me ngulm rikonstruksionin e rrugës së Komanit që cilësohet si porta hyrëse me alpet shqiptare. Kjo rrugë është tejet e frekuentuar nga turistët por në të njëjtën kohë paraqet edhe një rrezikshmëri të madhe. Disa herë kryeministri Rama e ka përmendur se po mendon për një projekt për këtë aks rrugor por deri më tani ende nuk ka diçka konkrete.