17 vite më pare 26 persona humbën jetën në një nga ngjarjet më tragjike në vend, si pasojë e shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec.

300 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi që shkatërroi banesat në zonë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë janë zvarritur dhe vetëm një dekadë e gjysmë më pas, SPAK ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit.

Artikulli paraprakVRANËSIRA, POR TEMPERATURA TË LARTA/ PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË SHTUNË
Artikulli tjetër“KUSH DO PASAPORTËN E BE, KA VETËM NJË RRUGË”/ RAMA NË PODKASTIN ‘FLASIM’: TË MOS NA NDAJNË MË SI DELET E ZEZA KUR HYJMË NË KUFI