Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njara tjetren. Si pasojë e përplasjes, kater persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka çuar në përplasjen e fortë mes dy makinave.Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.Ndërkohë, trafiku në këtë segment është rënduar për disa minuta, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të normalizuar qarkullimin.

Artikulli paraprakHAPJA E NEGOCIATAVE/ RAMA: KOMISIONI EUROPIAN NA REFUZOI 3 HERË SEPSE S’KA QENË DËSHIRA
Artikulli tjetërBE/ KOMISIONI EVROPIAN MIRËPRET PROPOZIMIN PARLAMENTIT PËR RREGULLAT E REJA RRUGORE