Si asnjëherë më parë, Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë është bërë blu me drita. Natyrisht kjo ka pasur një arsye të veçantë që lidhet me solidarizimin për ndërgjegjësimin e Autizmit.

“Me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrën blu.

I bashkohemi edhe ne fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, në këtë ditë kujdesi. Bashkarisht, me dashuri, mbështetje, solidarizim e përkushtim njerëzor dhe institucional ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit, për një shoqëri më gjithëpërfshirëse” – shkruan Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN VULLKANI NË ISLANDË, AUTORITETET KISHIN EVAKUUAR PARAPRAKISHT ZONËN
Artikulli tjetërTARIFAT E SHTUARA DOGANORE TË TRUMP NDAJ EUROPËS SHPALLEN NESËR NË ORËN 22:00!