Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ka reaguar pas vdekjes së një mësuese, në një aksident rrugor në Devoll.

Në një reagim të Konfederatës thuhet se kjo është këmbanë alarmi për gjendjen ku është katandisur arsimi sot.

“Konfederata e Sindikatave ngushëllon familjen e mësueses së ndjerë dhe u uron shërim të shpejtë mësuesve të tjerë të lënduar në këtë aksident tragjik.
Konfederata e Sindikatave e ka denoncuar më herët problemin e transportit të nxënësve dhe mësuesve në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Situata është kaotike, ku mësuesit e nxënësit detyrohen ta sigurojnë vetë transportin, teksa mjetet jo në pak raste nuk plotësojnë asnjë kusht të sigurisë teknike e janë të pakolauduara”, thuhet në reagimin e Konfederatës së Sindikatave.

Deklarata e plotë e Konfederatës së Sindikatave
Luiza Dule është një mësuese që mëngjesin e sotëm humbi jetën pasi mjeti privat me të cilin udhëtonte së bashku me 7 persona të tjerë, shumica mësues, doli nga rruga në fshatin Arrës të Korçës, ku ajo dhe kolegët ishin nisur për të dhënë mesim.

Konfederata e Sindikatave ngushëllon familjen e mësueses së ndjerë dhe u uron shërim të shpejtë mësuesve të tjerë të lënduar në këtë aksident tragjik.

Konfederata e Sindikatave e ka denoncuar më herët problemin e transportit të nxënësve dhe mësuesve në zonat e thella malore të Shqipërisë. Situata është kaotike, ku mësuesit e nxënësit detyrohen ta sigurojnë vetë transportin, teksa mjetet jo në pak raste nuk plotësojnë asnjë kusht të sigurisë teknike e janë të pakolauduara.

Në kohët më të errëta të këtij vendi trasporti i nxënësve dhe mësuesve nuk ka qenë në mëshirë të fatit sikur është sot falë babëzisë së Ministrise së Arsimit dhe të Drejtorive Arsimore.

Artikulli paraprakUNIVERSITETET:ADMINISTRATORËT JASHTË KUSHTEVE LIGJORE, MUNGESË TRANSPARENCE NË BILANCE
Artikulli tjetërDORËHIQET KRYEMINISTRI, NË BELGJIKË