Saimir Tahiri deklaroi pas seancës maratonë prej 6 orësh që u zhvillua sot në Apel se në argumentet e tij për pafajësi dhe të prokurorisë që kërkon dënimin me burg nuk ka ndryshuar asgjë nga përballja në shkallën e parë.

Ai tha se vendimin që do të jepet me 24 qershor do ta pranojë, por shtoi se pavarësisht se cfarë do të vendoset, ‘është i pafajshëm’. Saimir Tahiri ‘thumboi’ edhe dy pasardhësit e tij në postin e ministrit të Brendshëm kur tha se detyrën e ka bërë më mirë jo vetëm në krahasim me ata që ishin, por edhe me ata që janë aktualisht, referuar Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshajt.

I keni dëgjuar dhe stërdëgjuar dhe nuk e besoj se ia vlen të zgjatem, ne folëm dhe ky ishte i fundit, tani do të flasë gjykata. Ajo që dini, i keni parë, kështu që nuk ia vlen të zgjatem. Kursejani edhe njerëzve këtë historinë komike të gjyqit tim se është bërë qesharake, se besoj se ka njeri terezi të dëgjojë. Nuk ka ndryshuar asgjë, ne dhe ata të njëjtat gjëra.

Unë nuk kam folur shumë gjatë kohës që kam qenë në gjyq dhe i akuzuar për të respektuar drejtësinë, e kam bërë sikur e konceptoj raportin tim me drejtësinë. Jam i vetmi që lash mandatin për t’u përballuar si qytetar i thjeshtë me drejtësinë. Besoj te drejtësia, por nuk ka rëndësi për mua nëse do të vijë drejtësia nga gjykata apo është drejtësia që besoj unë.

Para të gjithëve jam super i bindur që kam bërë në cdo hap të punës sime gjënë e duhur, jo më për akuzat e prokurorisë, por edhe të gjykatës të shpërdorimit të detyrës, e kam bërë më mirë se ata që ishin dhe ata që janë” tha ai.

Por a do të rikthehet në politikë ish-ministri i Brendshëm pas vendimit të gjykatës së Apelit? Ai u përgjigj kështu “Saimir Tahiri nuk ka ikur, kjo historia e politikës nuk më tundon sikur nuk më ka tunduar kur ika nga deputet për t’u përballuar me drejtësinë. Vendimin do ta pranoj pa asnjë diskutim, sa të drejtë, të shoh vendimin dhe do ta flas. Unë di raportin tim me të drejtën dhe kjo nuk kalon as nga prokuroria dhe as nga gjykata. Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre (prokurorëve dhe gjyqtarëve)” tha ai.

Artikulli paraprakAKSIONI I IKMT NE VELIPOJE, VOLTANA ADEMI : DO TE PADISIM IKMT
Artikulli tjetërKOPLIK, DORËZOHEN 32 KONTENIERË