Për kreun e firmës BioNTech Ugur Shahin Europa dhe Amerika do të çlirohen nga koronavirusi në vjeshtë.
Ugur Shahin këtë deklaratë e bëri për një media gjermane.
“Në shumë vende europiane dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë më nevoja për mbyllje të përgjithshme pas fundit të verës. Do të ketë shpërthime virale apo të ndonjë mutacioni por do të jenë zhurma në sfond dhe nuk do të na frikësojnë”.
Shahin tha se në Gjermani imuniteti i tufës do arrihet me vaksinimin e 70% të popullsisë që pritet të ndodhë brenda Shtatorit.
Ndërkohë pak ditë më parë presidenti amerikan Joe Biden premtoi se 4 Korriku do të jetë dita e çlirimit nga COVID-19, duke nënkuptuar se brenda kësaj periudhe do të arrihet imunizimi i tufës.
Deri në këto momente amerika është vendi i parë në botë për numrin e të vaksinuarve me mbi 100 milionë banorë.