Ish Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se presidenti i Amerikës, Joe Biden duhet ta vizitojë Ukrainën gjatë qëndrimit të tij në samitin e NATO-s në Bruksel, që mbahet në javën e ardhshme.

“Pse jo – është mik i mirë i imi, është mik i mirë i Ukrainës. Joe Biden, lideri botëror, që po demonstron lidershipin, pse nuk vjen për një vizitë këtu në javën e ardhshme, si simbolikë solidariteti?”, ka pyetur Poroshenko gjatë një interviste për CNN. Pararendësi i Zelenskyt, ka thënë se një vizitë e tij në Ukrainë, do të ishte një hap i mirë demonstrimi “që e tërë bota është kundër Rusisë”. Poroshenko e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin “maniak i çmendur” dhe ka thënë se ukrainasit kanë “unitet të hekurt”.

Presidenti amerikan do të udhëtojë drejt Brukselit të Belgjikës për të marrë pjesë në samitin e NAT0-s, që mbahet më 24 mars dhe po ashtu, sipas Shtëpisë së Bardhë, do t’i bashkohet edhe një takimi të Këshillit Evropian, transmeton Gazeta Express. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden do të diskutojë për përpjekjet për parandalim dhe mbrojtje si dhe do ta riafirmojë përkushtimin amerikan për NATO-n.

Artikulli paraprakPËRFORCOHET USHTRIA UKRAINASE/ JA ÇFARË BËN SHBA PËR UKRAINËN
Artikulli tjetërMREKULLI: JA ÇFARË BËN NËNA PËR VAJZËN NJË MUAJSHE GJATË GRANATIMEVE RUSE